Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iphone 7 shpërthen ende pa u vënë në përdorim

Iphone 7 shpërthen ende pa u vënë në përdorim
September 30
16:16 2016

1

Duket se e njëjta histori si Samsung Galaxy Note 7 ka ndodhur edhe me aparatin më të ri celular të kompanisë Apple. Sipas një raportimi, një Iphone 7 Plus ka shpërthyer gjatë kohës që do t’i transportohej pronarit nga po të njëjtat probleme njësoj si Samsung.

Në internet janë bërë publike disa foto ku shfaqet aparati dhe duken qartë dëmtimet nga shpërthimi. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një raportim, shumë përdorues shprehen të shqetësuar se Apple mund të pësojë të njëjtin fat si produkti i ri i Samsung.

“Incidenti ka ndodhur përpara se aparati të vihej në përdorim”,- është shprehur përdoruesi të cilit do t’i dorëzohej aparati.  Lloji i baterisë së përdorur në prodhimin e këtyre aparateve konsiderohet i sigurt, megjithatë mesa duket ato shpërthejnë lehtësisht nëse temperatura e baterisë rritet. Të dy aparatet janë lançuar para pak javësh në treg./Blitz.al/

Komento
Shperndaje