Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, në muajin shtator

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, në muajin shtator
July 25
13:06 2016

Një burim i besueshëm pohon se duke filluar nga data 12 deri në  16 të muajit shtator, “Apple”, një ndër kompanitë e  pozicionuara më lart në tregun teknologjik, do të lançojë dy aparatet celularë më të shumëpritur.

Thuhet se Apple e ka lënë pas ciklin kohor dyvjeçar të lançimit që konsistonte në ridizenjimin e Smartphone-t. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus të lançuar një vit më parë  janë praktikisht të të njëjtit dizajn si paraardhësit, por me përmirësime në cilësinë e kamerave dhe karakteristikave ekskluzive si 3D Touch. Po ashtu, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë të ngjashëm me paraardhësit, por kamera kryesore e iPhone 7 do të mbulojë një hapësirë më të gjerë dhe banda e antenës nuk është e vendosur në pjesën e pasme të aparatit, por në krye dhe në fund të pajisjes. iPhone 7 Plus me një ekran prej 5.5 inç thuhet se do të ketë një lente të dyfishtë në kamerën kryesore.

Të dy modelet pritet të kenë bateri të brendshme me tension më të lartë. Megjithatë, na duhet të presim shtatorin për të parë nga afër risitë e Apple dhe dy modeleve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje