Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

iPhone 4 do të jetë i papërdorshëm prej datës 31 tetor

iPhone 4 do të jetë i papërdorshëm prej datës 31 tetor
October 20
14:10 2016

Të gjithë besnikët e aparateve Iphone duhet të dinë se së shpejti Iphone 4 do të jetë i padobishëm.

Sipas një raporti të fundit thuhet se ky aparat shumë shpejt do të shtohet në listën e pajisjeve zyrtare të dala nga përdorimi. Duke nisur që prej datës 31 tetor e në vazhdim, Iphone4 do të konsiderohet i papërdorshëm. Kompania  Apple i referohet si një pajisje “e vjetruar” dhe prej 5 vitesh tashmë nuk prodhohen më modelet e këtij lloj aparati.  Në SHBA që prej një viti IPhone 4 konsiderohet një telefon i papërdorshëm e tashmë kjo vlen për të gjithë iPhone 4 të shitur në mbarë botën.

Telefoni debutoi në 2010-n dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011-n. Në 2013-n kompania ndaloi prodhimin e tij pasi kishte arritur të gjitha objektivat si produkt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje