Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inxhinierët prezantojnë autobusin që do të udhëtojë mbi makinat

Inxhinierët prezantojnë autobusin që do të udhëtojë mbi makinat
August 04
10:59 2016

...

Kina ka shpikur autobusin që mund të udhëtojë mbi makinat. Po, është e vërtetë, edhe pse nëse e dëgjoni mund t’ju duket diçka e pamundur.  Inxhinierët në Kinë, përveçse e kanë ndërtuar,  më në fund kanë realizuar provën e parë të këtij autobusi këtë javë në Hebei.  Ashtu siç shihet në foto, autobusi është projektuar që të ecë në rrugë pa u ndikuar nga automjetet e tjera apo trafiku që do të krijohet.  “Autobusi i lartë”, i quajtur ndryshe TEB,  furnizohet me energji elektrike dhe mund të mbajë deri në 300 pasagjerë. Ai është 22 metër i gjatë dhe 7.6 metër i gjerë.

Ndërkohë që ky lloj mjeti transporti thjesht është testuar, koncepti ka ngjallur interes në shumë vende të botës si Brazil, Francë, Indi dhe Indonezi. Pritet që autobusi të udhëtojë me një shpejtësi prej 40 milje në orë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje