Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Instant Video”, risia e fundit e Facebook Messenger

September 02
15:26 2016

...

Picture 1 of 3

Ajo çfarë shihni në ekran.

 

Facebook Messenger ka lançuar risinë më të fundit, “Instant Video”. Bëhet fjalë për regjistrimin e videove në kohë reale. Nëse dy individë janë duke zhvilluar një bisedë në Messenger dhe janë të dy në linjë, në ekran do t’ju shfaqet opsioni “Instant Video” me anë të të cilit mund t’i dërgoni njëri-tjetrit një video të regjistruar “live”.

“Instant Video ju lejon të shpërndani video në kohë reale. Nëse dëshironi thjesht të pyesni miqtë tuaj nëse ju shkojnë një palë këpucë me veshjen, me këtë aplikacion gjithçka bëhet më e thjeshtë”,- është shprehur kompania në një deklaratë.

Bashkangjitur do të gjeni disa foto që tregojnë se si funksionon “Instant Video”. Tashmë ky opsion është në dispozicion në Messenger në të dy versionet e sistemit operativ IOS dhe Android./Blitz.al/

Komento
Shperndaje