Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagrami vazhdon të surprizojë! Tashmë mund t’i zmadhoni fotot dhe videot

Instagrami vazhdon të surprizojë! Tashmë mund t’i zmadhoni fotot dhe videot
September 01
17:04 2016

Pas “Insta Story”, risia e fundit e Instagram-it është zmadhimi i fotove dhe videove. Nëpërmjet zmadhimit ju do të mund të afroni dhe shihni më qartë fotografitë dhe videot. Teknika është  shumë  e thjeshtë: mjafton të përdorni gishtin e madh dhe atë tregues për ta zmadhuar, njësoj siç zmadhoni fotot në galerinë tuaj apo në rrjetet e tjera sociale. Ky tipar i ri i Instagram-it është i disponueshëm që nga dita e mërkurë  për përdoruesit e sistemit operativ IOS, ndërsa për Android-ët do të mundësohet në javët e ardhshme.

Që prej fillimit të vitit, kompania është përpjekur të bëjë ndryshime të vazhdueshme duke nisur që nga logoja, përdorimi i filtrave, “Insta Story” dhe tashmë zmadhimi i fotove dhe videove./Blitz.al/

Komento
Shperndaje