Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagrami censuron hashtag-et me fjalët “gay”, “lesbian” dhe “bi”. Ja arsyeja…

Instagrami censuron hashtag-et me fjalët “gay”, “lesbian” dhe “bi”. Ja arsyeja…
June 01
19:02 2016

Së fundmi është vënë re se Instagram-i po ndërhyn duke censuruar hashtag-e që përmbajnë fjalët “lesbian”, “gay” dhe “bi” duke i fshirë një pjesë të mirë të fotove që përmbajnë pikërisht këto hashtag-e.

Disa ditë më parë u tha se fotot janë fshirë sepse ato kishin në përmbajtjen e tyre material seksual, i cili nuk është i lejueshëm për t’u paraqitur në Instagram, mirëpo është vënë re se jo të gjitha fotot që kanë materiale të tilla janë fshirë, por vetëm ato që përmbanin hashtag-et e lartpërmendura.

“Postimet me hashtag-un “lesbian” janë fshirë tërësisht dhe kjo nuk mund të jetë një politikë e Instagram-it, vetëm nëse Instagram-i ka vendosur të jetë një rrjet social që kundërshton haptazi aktivistët e LGBTI”, – ka thënë një vajzë, së cilës i ishte fshirë postimi me hashtag-un “lesbian”.

Ajo çka vihet re është se përdoruesit mund t’i përdorin këto hashtag-e, por në momentin që ju klikoni togfjalëshin e tag-uar, nuk mund t’i shikoni fotot e grumbulluara siç ndodh normalisht me një hashtag tjetër.

Elly Barnes, që është dhe CEO i organizatës “Educate & Celebrate”, që ndihmon vazhdimisht organizimet e grupit LGBTI, ka thënë: “Instagrami e ka bërë këtë gjë sepse hashtag-u “lesbian” pati shumë sukses dhe ata duan të fitojnë para prej kësaj. Instagram-i do që LGBTI të mblidhet dhe ta paguajë sepse në një farë mënyre e quan reklamë të këtyre njerëzve ndaj kauzës së tyre. Por stafi i Instagram-it harron faktin se nuk shitet një produkt, as nuk reklamohet një shërbim, këtu sensibilizohet dhe nëse Instagram-i mendon se është rrjet social publik dhe nuk e respekton këtë parim, më mirë të mbyllet fare”, – ka reaguar disi ashpër në fjalën e tij Elly Bernes.

Ndërkohë që vetë stafi i Instagram-it nuk ka dhënë ndonjë prononcim, por thjesht kanë vazhduar me të njëjtin opsion shpjegues, ku nëse ju vendosni të hapni një foto me hashtag-et “gay”, “lesbian” dhe “bi”, Instagram-i do t’ju lajmërojë se fotoja nuk është e mundur të hapet për shkak të përmbajtjes jo të përshtatshme të saj.

Komento
Shperndaje