Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagram sjell një tjetër risi si Snapchat-i

Instagram sjell një tjetër risi si Snapchat-i
November 27
15:07 2016

Së fundmi të gjithë e kemi parë se Instagram-i ka sjellë shumë risi të ngjashme me Snapchat-in.

Fillimisht Instagram prezantoi Insta Story, më pas këto Story mund t’ua dërgoje edhe miqve. Të premten është prezantuar një tjetër opsion i ngjashëm me Snapchat-in.

Në qoftë se ju u dërgoni në Insta Direct (në mesazh) një foto tuajën miqve ju do të lajmëroheni kur ata do të bëjnë Screen shot. Kjo ju ndihmon që fotot tuaja mos të qarkullojnë në telefonin e çdokujt dhe në qoftë se ju dërgoni foto seksi do të jeni të sigurt se miqtë tuaj nuk mund t’i marrin ato.

Snapchat u bë një rrjet social mjaft i përhapur për shkak të opsioneve të sigurisë, tani Instagram-i po bën të njëjtën gjë duke dhënë sigurinë maksimale për përdoruesit e tij./Blitz.al/

sn

Komento
Shperndaje