Instagram, rrjeti social më i kërkuar nga kompanitë për marketing

Agjencitë e reklamave janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Instagram-it për fushatat e tyre në mediat sociale, duke lënë pas Twitter-in. Sondazhi është bërë nga një njësi “Comcat”, e quajtur “Strata”, e cila ka thënë se Twitter ka humbur shumë nga përdoruesit dhe se madje Snapchat në SHBA ishte duke e lënë pas.
Adam Bain, drejtori operativ i Twitter-it, e ndihmoi kompaninë të arrinte të ardhurat prej 1 miliard dollarësh në më pak se tre vite mirëpo duket se gjërat aktualisht nuk janë edhe aq mirë. “Strata” ka pyetur rreth 83 agjenci reklamash, të cilat ndihmojnë klientët e tyre në marketing. 63% e reklamuesve janë shprehur se preferojnë të përdorin aplikacionin Instagram për të shfaqur produktin apo prezantuar klientin e tyre, krahasuar me 56% të cilët thanë se do të përdornin rrjetin social Twitter. Twitter ka hedhur poshtë rezultatet e studimit, duke lëshuar një raport të vitit 2015 ku dominonin me statistika prej 37% për Twitter kundrejt 28% Instagram-i.
Megjithatë, shumë nga agjencitë kanë pohuar se preferonin të punonin me Instagram pasi ka më shumë përdorues, rreth 400 milionë, në krahasim me 310 milionë të përdoruesve të Twitter-it.