Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagram qetëson përdoruesit: Ja e vërteta e njoftimit nëse dikush bën “screenshoot” fotot tuaja

Instagram qetëson përdoruesit: Ja e vërteta e njoftimit nëse dikush bën “screenshoot” fotot tuaja
November 30
14:39 2016

Lajmi se Instagram-i do të njoftonte përdoruesit në qoftë se fotoja që dërgohet dikujt në Insta Direct do të bëhej “screenshoot” ka shqetësuar dhe alarmuar shumë persona. Për të gjithë përdoruesit që nuk u ka pëlqyer ky tipar, Instagram ka lajmëruar se ky opsion nuk përgjithëson rastet. Alarmi i “screenshoot” do të dërgohet nga Instagram drejt përdoruesit vetëm në rastet kur dikush përpiqet të bëjë “screenshoot” një video apo foto të përkohshme të dërguara përmes Insta Direct. Pra nëse dikush bën një “screenshot” të kryefaqes suaj atëherë nuk do të njoftoheni. Nuk ka dyshim se Instagram sërish është frymëzuar nga rrjeti social Snapchat i cili njofton përdoruesit sa herë që dikush përpiqet të marrë ndonjë nga postimet e tyre. Funksionaliteti i këtij tipari të sigurisë është i disponueshëm për sistemet IOS dhe Android.

“Në versionin e fundit të Insta Direct ju mund t’i dërgoni foto dhe video të përkohshme miqve tuaj. Në rast se dikush përpiqet t’i bëjë “screenshoot” kësaj bisede të përkohshme atëherë do të njoftoheni”,- thuhet në deklaratën e kompanisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje