Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagram-i mund të tregojë moshën tuaj

Instagram-i mund të tregojë moshën tuaj
July 18
18:55 2016

E keni menduar ndonjëherë që Instagram-i mund të tregojë moshën tuaj? Breza të ndryshëm përdorin mediat sociale për qëllime të ndryshme. Në një studim të fundit, studiuesit kanë arritur të zbulojnë se adoleshentët (mosha 13-19), edhe pse merren gjatë gjithë kohës me telefonin, postojnë më pak foto në Instagram sesa njerëzit e rritur. Por pavarësisht kësaj adoleshentët janë më shumë aktivë në Instagram, ata i kthejnë komentet e tyre në një kohë mesatare prej 7 minutash, ndërsa të rriturit marrin rreth gjysmë ore kohë për t’u përgjigjur.
Adoleshentët kanë më pak foto, sepse ata i fshijnë fotot të cilat nuk marrin një sasi të caktuar pëlqimesh. Ata postojnë foto që tregojnë humor ose mirëqenie personale. Dëshirojnë më shumë të hedhin një foto që tregon ndjenjat e tyre sesa një foto të pushimeve.
Të rriturit postojnë foto me përmbajtje të ndryshme. Ata mund të postojnë vende të ndryshme që vizitojnë apo atë që u pëlqen dhe i shoqërojnë fotot me shkrime të gjata. Ndryshe nga të rinjtë, të rriturit nuk i fshijnë fotot e tyre edhe në qoftë se nuk kanë marrë asnjë pëlqim.

Etiketimet
Shperndaje