Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini celularët e tjerë! Kjo risi e Iphone 8 do t’ju pëlqejë të gjithëve

Harrojini celularët e tjerë! Kjo risi e Iphone 8 do t’ju pëlqejë të gjithëve
February 10
13:51 2017

Një raport i publikuar nga KGI parashikon se të gjitha modelet që kompania e celularëve Apple do të prezantojë në vitin 2017  do të kenë si risi karikimin wireless. Bëhet fjalë për dy aparatet Iphone 7s dhe Iphone 8 që do të prezantohen në vjeshtë. Analistët paralajmërojnë se aparati do të ketë kosto më të lartë në prodhim, sidomos pas implementimit të sensorëve të kontaktit 3 D.

Megjithatë duhet të dini se implementimi i karikimit wireless prodhon më shumë ngrohje për celularin, ndaj një shtresë grafiti do të vendoset brenda telefonit për të mbrojtur sensorin e prekjes në ekran. Raporti gjithashtu shkruan se veshja e xhamit do të jetë më efikase për të bërë një shpërndarje të temperaturës së brendshme të aparatit. Ndryshimet e temperaturës nuk do të ndihen nga përdoruesi. Kjo shpjegon faktin pse mendohet se produkti i ri i Apple do të kushtojë më shumë se 1 mijë dollarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje