Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google shfrytëzon Apple për reklamat e tij

Google shfrytëzon Apple për reklamat e tij
August 18
10:35 2016

Apple është përzgjedhur nga dy konkurrentet e saj më të mëdha. Mësohet se Google dhe Microsoft (MSFT Tech30) janë duke përdorur disa nga mekanizmat e Apple-it (AAPL, Tech30) për të promovuar shërbimet e tyre në reklamat që do të transmetohen në TV dhe Youtube.

Ditën e martë, Microsoft përdori për të prezantuar “Surface Pro 4” dhe asistenten e zgjuar Cortana kundër iPad Pro dhe Siri. Reklama e re e Microsoft shfaq Cortana-n kundër iPad dhe Siri-n.

“Unë jam një kompjuter tani, si ju”,-  shprehet Siri dhe Cortana përgjigjet: “Pra ju keni më shumë pushtet, si një procesor Intel Core?”.

Dihen përplasjet mes Microsoft dhe Apple me anë të fushatave të marketingut. Për vite me radhë, Apple përdori një sërë reklamash me Justin Long dhe John Hodgman në fushatën “Get a Mac”, ndërsa këtë vit Microsoft nxiti me mesazhin “PCs can do more than Macs”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje