Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google publikon opsionin e ri, tani mund të kontrolloni veprimet e jetës së përditshme!

Google publikon opsionin e ri, tani mund të kontrolloni veprimet e jetës së përditshme!
September 09
18:45 2018

Siç rezulton, ato pesë minuta shtesë në dush çdo mëngjes, ose hedhja e bananave të vyshkura në fund të javës, ka më shumë ndikim se sa mund të mendoni. Opsioni i ri i Google “Your Plan, Your planet” mund t’ju ndihmojë të mësoni se prej cilave zakone duhet hequr dorë për të zogëluar ndotjen apo për të kursyer energji.

Ky opsion u krijua në partneritet me Akademinë e Shkencave të Kalifornisë dhe ka për qëllim të promovojë një ndërgjegjësim më të madh sesi zakonet e vogla të përditshme mund të bëjnë një ndryshim të madh për mjedisin tonë. Pra, meqë veprimet në dukje të vogla krijojnë më shumë pasoja sesa mund ta kuptojmë, lajmi i mirë është që veprimet tona me të vërtetë kanë rëndësi – dhe mund të bëjmë diçka për të ndikuar pozitivisht në mjedis.

Sipas një postimi të fundit në Google, zakonet e thjeshta si përdorimi i një pjatalarëseje apo ngrirja e mbetjeve ushqimore përpara se t’i hidhni mund të zvogëlojnë ndjeshëm ndotjen mjedisore. Google më tej thotë përmes blogut se ndikimi më i madh në mjedisin tonë vjen nga tri gjëra: ushqimi, uji dhe sa energji përdorim. Kur secili prej nesh angazhohet të bëjë disa ndryshime të vogla por të fuqishme në rutinat tona të përditshme, të gjithë ne mund të ndihmojmë të bëjmë një ndryshim të madh për të mirën e mjedisit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje