Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google publikon aplikacionin me të cilin komandoni celularin nëpërmjet zërit

Google publikon aplikacionin me të cilin komandoni celularin nëpërmjet zërit
April 12
13:23 2016

Google kishte planifikuar të publikonte aplikacionin “Voice Acess” për beta që në 2015-n por si pasojë e vështirësive teknike pati vonesa. Por duket se gjithçka ka shkuar mirë dhe Google mundi të lançojë këtë produkt inovativ këto ditë.

Ky aplikacion i lejon të gjithë përdoruesit ta kontrollojnë telefonin e tyre nëpërmjet zërit. Komandat e zërit mund të fillojnë që nga ato më elementaret, si p.sh.: hap Google Chrome ose “go home” (shko në faqen kryesore)

Gjithashtu për lehtësinë tuaj ky aplikacion ju lejon t’u vendosni task-eve të caktuara numra. Nëse për shembull lidhni Youtube me numrin 8, në momentin që ju përmendni numrin 8, automatikisht do të hapet dritarja e Youtube.

Kjo risi e Google vjen veçanërisht për personat që kanë vështirësi në përdorimin e ekranit të celularit të tyre ose janë të sëmurë me paralizë apo kanë ndonjë dëmtim momental.

Për ta shkarkuar këtë aplikacion ju duhet të ndiqni udhëzimet në faqen http://g.co/voiceacess dhe më pas shkarkojeni nga Play Store, siç bëni normalisht për të gjitha aplikacionet.

Etiketimet
Shperndaje