Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google lançon aparatin më të ri celular, “Pixel”

Google lançon aparatin më të ri celular, “Pixel”
October 05
14:03 2016

Google ka nisur një linjë të re të smartphone-ve duke sfiduar dy kompanitë gjigante që operojnë aktualisht në treg, Apple dhe Samsung.

Vendimi për të lançuar aparatin e ri “Pixel” mendohet të shënojë një kthesë të rëndësishme për kompaninë.  Telefoni “Google Pixel” ka një “asistent virtual”, i cili ju udhëzon dhe jep përgjigje mbi gjithçka që keni të paqartë. Bëhet fjalë për një aparat komunikimi i lidhur me internetin dhe i projektuar për t’u përgjigjur nëpërmjet komandës zanore. Pjesa hardware dhe software është produkt i Google dhe “Pixel” është aparati i parë i dizenjuar plotësisht nga kjo kompani. Kamera është vlerësuar si cilësore prej 12.3 MP. “Pixel” vjen në dy madhësi, 5 ose 5.5, si dhe në tri ngjyra:  argjend, e zezë dhe blu. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje