Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google krijon makinën pa shofer, por nuk e llogarit këtë problem…

Google krijon makinën pa shofer, por nuk e llogarit këtë problem…
September 26
14:05 2016

Një nga makinat pa shofer, të prodhuara nga Google, është përfshirë në një aksident me një tjetër automjet. Bëhet fjalë për modelin Autonomous Lexus SUV, i cili është përplasur në një kryqëzim në El Camino, Kaliforni, një aksident prej të cilit ka shpërthyer “airbagu” dhe janë dëmtuar dyert në pjesën anësore.

Sipas Google, makina ka qenë në vetëdrejtim, edhe pse një person ishte i ulur në timon. Makina tjetër ka kaluar me semaforin e kuq dhe kjo ka shkaktuar përplasje.

Makina Google ka shtypur frenat automatikisht duke dashur të parandalojë aksidentin. Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar.

Këto makina janë përfshirë në disa aksidente të tjera dhe vetëm në një rast, përplasja me një autobus, ka qenë faji i makinës vetëdrejtuese. Kalimi me semafor të kuq është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në SHBA./Blitz.al/

Komento
Shperndaje