Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Godet përsëri Facebook: Ai zbulon se kur ju jeni të dashuruar dhe jo vetëm kaq…

Godet përsëri  Facebook: Ai zbulon se kur ju jeni të dashuruar dhe jo vetëm kaq…
October 03
16:47 2017

Ekziston një grup shkenctarësh të dhënash që studiojnë dashurinë në Facebook. Falë disa kërkimeve që bën inteligjenca artificiale është në gjendje të parashikojë kur do të filloni një marrdhënie romantike më mirë se një psikolog. Jo të gjithë përdoruesit e tregojnë publikisht statusin e tyre të mardhënies por kjo nuk do të thotë se Facebook nuk e di se cfarë i lidh ata.

Ekipi studion sjelljen e tyre që kanë treguar tashmë se ne çfarë statusi të mardhënies janë dhe gjen ngjashmëri tek njerëzit e tjerë.

Kur Facebook supozon se ti dhe dikush tjetër jeni miq të mirë apo të dashuruar:

1- Ju do të filloni te shihni më shumë lajmë nga ky person në Neës Feed
2- Faqja do t’ju ftojë të organizoni një ditëlindje për këtë person
3-Facebook ndonjëherë do të ju kujtojë atë që ju bashkon për të ndarë kujtimë të përbashkëta.

Përafërsisht 100 ditë përpara se të ndryshojnë statusin e tyre në “Në një marrëdhënie”, përdoruesit kanë më shumë gjasa të përdorin fjalët “dashuri”, “të ëmbla” dhe “të lumtur” në mesazhe dhe të publikojnë diçka në muret e tyre,  mesatarisht 2 postime për 12 ditë. Kur botojnë diçka, ato priren drejt lajmit pozitiv.

Facebook e di edhe muajin kur do të takohen të njohurit e rinj.Në muajin gusht shtohen miq të rinj në Facebook , kryesisht ato që jetojnë në vënde të tjera, kjo shpjegohet sepse në këtë muaj njerëzit lëvizin dhe krijojnë miq të rinj.

Facebook e di që  kur ajo që po ndodhë  është dashuri

Supozoni se jeni mbi 23 vjeç dhe keni vendosur të ndryshoni statusin tuaj në “Në një marrëdhënie”. Rezulton se nëse të dy përdoruesit qëndrojnë në këtë status për më shumë se 3 muaj, gjasat që ata të qëndrojnë së bashku për 4 vjet ose më shumë janë të larta. Sa më gjatë që çifti të jetë së bashku, aq më pak  gjasa ka ndarja.
Shumica e njerëzve në Facebook ndahen nga muaji maj deri në korrik dhe në shkurt.
Rreth një javë para se marrëdhënia të mbarojë, përdoruesi fillon të komunikojë më aktivisht me miqtë dhe familjen: shkëmbimin e mesazheve dhe dhënien e komenteve në publikime. Në ditën e shpërbërjes, numri i ndërveprimeve me përdoruesit e tjerë rritet me 225%, kjo është mbështetja e miqve dhe të afërmve.

Facebook është i sigurt se dashuria të zgjat jetën
Njerëzit që përdorin Facebook për të komunikuar me të dashurit jetojnë më gjatë se ata që kufizohen . Nuk është vetëm një çështje e komunikimit të drejtpërdrejtë kur nuk ka mundësi për t’u takuar personalisht, por edhe për inkurajimin, mbështetjen, kujdesin dhe mundësinë për të ndjerë vlerën tuaj në jetën e njerëzve të tjerë.

Komento
Shperndaje