Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini për produktet e reja të “Apple”

September 08
16:38 2016

 

Iphone 7

Picture 1 of 13

 

Mbrëmjen e kaluar, “Apple”, në një konferencë të gjatë, prezantoi projektet më të reja të kompanisë amerikane.

Prezantimi iu la në dorë Bill Graham, Shigeru Miyamoto, Susan Prescott, Jeff Williams, Phil Schiller, Trevor Edwards, Ian Spalter dhe Heather Price.

Vëmendja u përqendrua te iPhone7 dhe iPhone7 plus, që do të vijnë me një dizajn të ri. Graham ka bërë të ditur se do të ketë disa dizajne për iPhone7: të shkëlqyeshëm, ngjyrë ari, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë rozë.

Butoni “Home” është ridizenjuar duke e bërë më të lehtë për t’u përdorur dhe u përgjigjet më shpejt komandave.

Smartphone-i i ri është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Gjithashtu, brenda tij ka një mikrochip, i quajtur A10 Fusion 64 bit, i cili e bën plot 24 herë më të shpejtë se Iphone-t aktualë.

Kamera parësore përfshin stabilizim optik,  lente më të gjera dhe sendorë 12 megapiksel, kurse kamera dytësore është 7 megapiksel.

Iphone 7 ka një retinë HD, paraqitje e të cilave është 25% më e shndritshme  se ajo e Iphone6 dhe shumë herë më e pasur me ngjyra dhe pamje 3D.

Gjithashtu, mbrëmjen e kaluar janë prezantuar edhe kufjet më të reja të kompanisë “Apple”: “EarPods” dhe “AirPods”. Të parët lidhen me anë të fishës, kurse të dytët janë të lidhur me wireless.

Po sa është çmimi?

Iphone 7 kushton plot 649$, kurse Iphone 7 Plus ka një çmim prej 769$. Porositë do të fillojnë të bëhen ditën e premte, kurse dërgesat do të fillojnë më 16 shtator.

Komento
Shperndaje