Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania nuk do të lejojë më makinat me naftë, ja objektivi i tyre…

Gjermania nuk do të lejojë më makinat me naftë, ja objektivi i tyre…
June 15
19:27 2016

Gjermania do të jetë vendi i parë në Europë që ka vendosur një datë fikse se kur nuk do të lejojë më asnjë makinë që furnizohet me naftë. Deri në vitin 2050, në Gjermani nuk do të ketë më asnjë makinë me naftë dhe rrjedhimisht as pika karburanti që ofrojnë naftë.

Për të arritur këtë objektiv, shteti gjerman ka vendosur që deri në 2030-n, të ketë rregulluar të gjithë sinjalistikën dhe ndryshimet e nevojshme rrugore për t’u ambientuar me makinat me bateri.

Për momentin, pavarësisht sensibilizimit të gjerë që shteti gjerman ka bërë mbi përdorimin e makinave që janë pro-mjedisit, sërish vetëm 12,000 makina që funksionojnë me bateri dhe 33,000 makina hibride janë në Gjermani, ndërkohë që popullsia është 80 milionë banorë.

Pas deklaratës së Gjermanisë për këtë projekt, Norvegjia dhe Danimarka janë shprehur se janë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë.

Komento
Shperndaje