Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania arrin në një tjetër nivel. Shikoni çfarë makine ka shpikur!

Gjermania arrin në një tjetër nivel. Shikoni çfarë makine ka shpikur!
May 10
23:28 2016

Të gjithë banorët e periferisë, që jetojnë brenda territorit gjerman, do të mund të porosisin një makinë e cila komandohet vetë më pilot automatik për t’i dërguar këta të fundit në stacionin e trenit në kohën e duhur, për të mos pasur asnjë vonesë.

“Deutsche Bahn”, që është kompania më e madhe në Europë e servisit të hekurudhave, ka nisur testimet për të ndihmuar të gjithë ata që nuk disponojnë një makinë personale të kenë një zgjidhje tepër efikase. Në vend që banorët të porosisin taksi të shtrenjta apo të presin me orë të tëra autobusin, ata mund të shkarkojnë aplikacionin “Deutsche Bahn app” dhe të porosisin mjetin me pilot automatik.

Akoma nuk është dhënë një datë fikse se kur këto makina do të jenë gati për përdorim, pasi është një proces i gjatë dhe i komplikuar organizimi. Gjithashtu, edhe pse objektivi i kompanisë është që t’u vijë në ndihmë banorëve që jetojnë larg dhe mundohen së tepërmi për të arritur një orar treni, ata shprehen entuziast se nëse projekti ka rezultat, ai do të implementohet edhe brenda qyteteve të Gjermanisë.

Duhet theksuar se në Europë është ende jo i ligjshëm përdorimi i të tilla automjeteve, por Gjermania ka dhënë prova se mund të arrijë ta realizojë këtë projekt brenda të gjitha standardeve të sigurisë. Edhe kancelarja Merkel ka shprehur optimizmin për këtë iniciativë, duke thënë se këto lloj automjetesh të cilat komandohen vetë, do të jenë mjetet e udhëtimit të së ardhmes.

 

Komento
Shperndaje