Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fundi i Yahoo-s, së shpejti në duart e Verizon

Fundi i Yahoo-s, së shpejti në duart e Verizon
July 26
11:05 2016

Verizon, një kompani që ofron shërbime telekomunikacioni të rrjetit telefonik në Amerikë,  është duke e blerë Yahoo-n për 4.8 miliardë dollarë.

Shitja ka përfunduar dhe shumë të tjerë, si Warren Buiffett dhe Daily Mail, ishin të interesuar në blerjen e Yahoo-s, por Verizon është konsideruar si kryesuese duke qenë se është një ndër kompanitë më të mëdha në shërbimin e  komunikimit wireless. Aksionarët aktualë të Yahoo-s do të vazhdojnë investimet fitimprurëse  në tregun gjigant Yahoo në Japoni. Marrëveshja gjithashtu lë jashtë disa patenta të kompanisë dhe pritet të  finalizohet  në tremujorin e parë të vitit 2017. Ky vendim i jep fund historisë 21-vjeçare të Yahoo-s si një kompani e pavarur. Tashmë ajo do të jetë  e integruar me Varizon, edhe pse asnjëra prej dy kompanive nuk është shprehur se cila do të jetë nën udhëheqje kur marrëveshja të finalizohet. Kujtojmë se deri tani Yahoo është udhëhequr që prej katër vitesh nga Marissa Mayer, edhe pse kjo e fundit është shprehur se dëshiron të qëndrojë dhe të ndjekë nga afër  kapitullin e ardhshëm të kompanisë. Kujtojmë se me kalimin e viteve situata për Yahoo nuk kaq qenë edhe aq e mirë, edhe pse nën udhëheqjen e  Mayer duket se numri i përdoruesve është rritur. /Blitz.al/

 

Shperndaje