Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fshihni diçka në iPhone-in tuaj? Mos përdorni shenjën e gishtit si “passcode”

Fshihni diçka në iPhone-in tuaj? Mos përdorni shenjën e gishtit si “passcode”
May 06
11:49 2016

Nëse jeni duke menduar zgjedhjen e shenjës së gishtit si “passcode” për të zhbllokuar celularin tuaj iPhone kini kujdes se nuk është ashtu siç duket.

Kjo masë sigurie u shtua që prej publikimit të iPhone5S  dhe u vlerësua si një risi e kompanisë. Por mesa duket disa individë të inkriminuar nuk e kanë duartrokitur aspak vendosjen e këtij funksioni të ri.

Sipas një ligji që u bë pjesë e Amendamentit të Pestë të Kushtetutës së Amerikës thuhet se privatësia e individit është aq e respektuar sa edhe nëse këta të fundit kapen duke kryer një vepër penale, kanë të drejtë të mos tregojnë fjalëkalimet e tyre të aparateve celularë.

Mirëpo, me një interpretim të gjykatës, sipas David Shapiro-s, i cili është edhe profesor në Northwestern University, në ligj përmendet vetëm të treguarit e fjalëkalimit dhe jo shenja e gishtit, ndaj dhe policia mund t’ju imponojë ta bëni këtë gjë për sa kohë ligji nuk e përfshin.

 

Etiketimet
Shperndaje