Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Franca i jep 3 muaj kohë Microsoft-it për të përmirësuar sistemin operativ

Franca i jep 3 muaj kohë Microsoft-it për të përmirësuar sistemin operativ
July 23
14:18 2016

Microsoft ka tre muaj kohë për të rishikuar praktikat e Windows 10 ose Franca do ta ndëshkojë.

Windows 10 ka irrituar shumë përdorues pas disa shqetësimeve pasi mendohet se ky sistem është shumë pak i sigurt. Qeveria Franceze e ka paralajmëruar  Microsoft-in të përmirësojë sigurinë e sistemit  dhe të ndalojë mbledhjen e të dhënave të përdoruesve pa pëlqimin e tyre.  Microsoft ka 3 muaj kohë për të përmirësuar sistemin operativ ose në të kundërt do të përballet me gjoba të rënda. Ankuesit pohojnë se Windows Store mbledhin të dhëna nga përdoruesit për çdo aplikacion që shkarkohet dhe automatikisht instalon një identifikues reklamash që e aktivizon Microsoft-in të sugjerojë reklama. Kjo konsiderohet si shkelje e ligjeve që mbrojnë të dhënat e përdoruesit për Windows Store.

Shperndaje