Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Testohet në laborator Samsung Galaxy Note 7

(Foto) Testohet në laborator Samsung Galaxy Note 7
October 07
17:46 2016

Që nga dita e lançimit, Samsung Galaxy Note 7 është përfshirë nga skandali i shpërthimit të aparatit në flakë si pasojë e mbingarkimit të baterisë.
Kështu është menduar të testohet një herë paraprakisht në laborator në Singapor se sa presion do të mund të përballojë celulari.
Kur aparati është përballur me tensionin në një moment pasi ishte ngarkuar plotësisht bateria, ai ka marrë flakë duke u djegur në pjesën e brendshme. Fillimisht kur u hodh në treg, Samsung Galaxy Note 7 u konsiderua si një nga pajisjet më të mira të vitit 2016 deri në momentin e raportimeve të para për probleme të mbinxehjes.

Javë më vonë kompania ndaloi shitjen dhe filloi zëvendësimin e këtij produkti për të gjithë përdoruesit që kishin raportuar probleme. /Blitz.al/

z7 z6 z5 z4 z3 z2 z1

Shperndaje