Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) “Selfie” gjatë ceremonive mortore, mania e re në rrjetet sociale!

(Foto) “Selfie” gjatë ceremonive mortore, mania e re në rrjetet sociale!
October 17
19:52 2016

Veshje të zeza, arkivole dhe njerëz që vajtojnë për sfond!

Të apasionuarit pas “selfie”-ve nuk lënë të qetë as të vdekurit. Tashmë ka shpërthyer mania e re e fotove: një “selfie” gjatë varrimit me hashtag-un #funeral.

Ka nga ata që duan të nxjerrin në pah veshjen e zezë, dikush kërkon ta kujtojë të afërmin që ka ndërruar jetë me një pozë pranë arkivolit apo edhe pranë varrit.

Ky është një trend që ka prekur jo vetëm të rinjtë, por edhe më të rriturit, të cilët shpesh familjarisht buzëqeshin në kujtim të personave të tyre të dashur.

Madje, për mos ta lënë me kaq, ka edhe nga ata që gjatë ceremonisë mortore parapëlqejnë të luajnë “Pokemon GO”, madje edhe duke e fotografuar Pokemon-in para se ta kapin.

Mesa duket, pasioni për fotografinë ka marrë një rrugë disi të çuditshme… /Blitz.al/

fu1 fu3 fu4

Komento
Shperndaje