Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) BMW nxjerr në treg motorin që nuk rrëzohet asnjëherë…

(Foto) BMW nxjerr në treg motorin që nuk rrëzohet asnjëherë…
October 15
10:28 2016

Kompania BMW reklamon motorin që nuk rrëzohet kurrë!

Falë sistemit “Self Balancing”, mjeti është në gjendje të ruajë ekuilibrin në rrethana të ndryshme.

Motori i quajtur “BMW Motorrad Vision next 100” ka një telajo fleksibël, si dhe një motor elektrik në mënyrë që të reduktojë konsumin.

“Do të jetë e pamundur të rrëzoheni me këtë mjet, pasi në shumë situata udhëtimi, sistemet që përmban do t’ju japin më shumë stabilitet dhe siguri”, – shprehen zyrtarë të shtëpisë automobilistike gjermane.

Gjithsesi, motori, që i ngjan shumë atij të personazhit Batman, nuk qëndron në krye të listës së preferencave të shumë të apasionuarve pas këtij mjeti, të cilët kërkojnë të kenë më shumë autonomi dhe ta kenë vetë gjithçka nën kontroll. /Blitz.al/

mo1

mo2

mo4

Shperndaje