Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filtra kudo, edhe në WhatsApp

Filtra kudo, edhe në WhatsApp
August 11
16:18 2017

Filtrat e fotove po vijnë në versionin Android të telefonave në WhatsApp.

Aplikacioni i mesazheve ka filluar testimin e një sërë opsionesh redaktimi, të cilat pritet të krijohen në të ardhme.

Një raport thotë se filtra të  ndryshëm që përdoren për t’i bërë fotot më të bukura do të jenë aktive edhe në aplikacionin WhatsApp, si Pop, B & W, Cool, Chrome dhe Film. Tashmë këto filtra përdoren nga Snapchat dhe Instagram, por së shpejti edhe në WhatsApp  ju mund t’i editoni fotot tuaja të profilit, videot apo GIF përmes tyre. Prej kohësh ky aplikacion shumë i përdorur ka futur  dhe opsionin e “Story” apo statuse që tregojnë gjithçka jeni duke bërë në ato momente. Ky tipar do të jetë aktiv për momentin vetëm për versionin Android./Blitz.al/

Komento
Shperndaje