Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Faraday FF91, makina elektrike e së ardhmes

Faraday FF91, makina elektrike e së ardhmes
January 04
13:20 2017

Shumë prej jush ndoshta kanë pasur dyshime nëse kjo do të realizohej, por tashmë është arritur.

Ka shpejtësinë e një makine të Formula 1 dhe ka aftësinë për të mësuar edhe shoferin. Faradei FF91 është lançuar në shfaqjen e “Consumer Electronics” në Las Vegas gjatë kësaj jave. Një mjet i mirëprojektuar deri në detaj, vetëdrejtues, mendohet se do të jetë makina më e shtrenjtë që kompania “Tesla” mund të ketë shitur ndonjëherë.

FF91 do të dalë në prodhim në vitin 2018  me një fuqi prej 1050 kuaj  dhe do të jetë një nga makinat më të shpejta të prodhuara ndonjëherë. Gjithashtu do të ketë një sistem njohës të shoferit, i cili e zhbllokon automatikisht në momentin që i afrohet. Në fund të një udhëtimi që mund të keni bërë ajo mund të vetëparkohet. /Blitz.al/

Shperndaje