Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook-u me ndryshime të tjera. Do t’ju bëjë të lexoni më shumë

Facebook-u me ndryshime të tjera. Do t’ju bëjë të lexoni më shumë
April 23
12:08 2016

Facebook-u është në fillim të një ndryshimi në mënyrën se si paraqet materialet në “news feed” (vendi ku përdoruesit shikojnë njoftimet e reja nga miqtë e tyre). Këtë herë, kompania dëshiron të shfaqë më tepër materiale që ju mund të lexoni apo shikoni në formë video.

Rrjeti social ka kryer një studim duke mbledhur material të bollshëm për llojin e postimeve që përdoruesit e tij lexojnë më shumë.

“Kemi mësuar se njerëzit pëlqejnë të lexojnë materiale apo shikojnë video të cilat u dalin në faqen kryesore, ndaj dhe “news feed”-i duhet përdorur tanimë për materiale të vlefshme sepse është vënë re se njerëzit nuk i kalojnë pa lexuar”, – janë shprehur ekspertët e rrjetit.

Kjo do të thotë se vetë kompania do të zgjedhë disa materiale të cilat janë cilësore dhe të gjata në numër fjalësh dhe do t’i vendosë në faqen kryesore të përdoruesve, ku ata të kenë mundësinë të lexojnë.

Kjo risi do të bëjë që përdoruesit e Facebook-ut të kalojnë më shumë kohë jo vetëm duke qëndruar në portal, por edhe duke lexuar. Me këtë rast edhe fitimet e kompanisë do të rriten, por edhe për përdoruesit leximi do të bëhet më i lehtë dhe interesant, sepse do të shfaqet pikërisht në rrjetin social që ata përdorin më së shumti për t’u argëtuar, ndaj dhe nuk do e shohin si pengesë leximin.

Me realizimin e këtij plani, ju do të vini re më pak linke të postuara në “news feed” dhe më tepër artikuj apo materiale, që mund t’i lexoni direkt pa pasur nevojën e hapjes së një dritareje tjetër në internet për ta bërë këtë gjë.

 

Etiketimet
Shperndaje