Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook, Twitter, Youtube dhe Microsoft marrin një vendim që mund të mërzisë shumë njerëz

Facebook, Twitter, Youtube dhe Microsoft marrin një vendim që mund të mërzisë shumë njerëz
May 31
19:44 2016

Grupet e të drejtave në SHBA janë zemëruar për marrëveshjen e ndërmjetësimit të Komisionit Europian me platformat online. Disa nga firmat më të mëdha të teknologjisë kanë nënshkruar një formular për një kod sjelljeje dhe për fjalimet me nota urryese. Por grupet e të drejtave kanë reaguar duke thënë se nuk kanë besim në këtë marrëveshje, sepse ata janë lënë jashtë këtij diskutimi dhe mendojnë se marrëveshja për të mbrojtur të drejtat dhe lirinë e shprehjes do të dështojë.

Facebook, Youtube, Twitter dhe Microsoft kanë premtuar se do të shqyrtojnë raportet e fjalimeve me nota urryese në platformat e tyre dhe do t’i heqin ato brenda 24 orëve. Përdoruesit e këtyre rrjeteve duhet të jenë të qartë se këto fjalime me nota urryese do të jenë të ndaluara. Të gjitha nxitjet e dhunës ose të urrejtjes drejtuar një grupi ose një individi janë të ndaluara dhe të paligjshme  nga kodi i sjelljes dhe nuk pranohen nga platformat online.

Në shumë vende të Europës, Facebook-u dhe Twitter-i janë kritikuar për përmbajtjet e tyre të paligjshme. Sipas deklaratës në Komisionin Europian, kompanitë duhet të zbatojnë ligjet për të kuptuar funksionimin e mirë të platformës së tyre. Kompanitë duhet të sigurojnë trajnim për stafin për zhvillimet  aktuale shoqërore.

Komento
Etiketimet
Shperndaje