Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook prezanton “Lifestage”, aplikacioni i ngjashëm me Snapchat

Facebook prezanton “Lifestage”, aplikacioni i ngjashëm me Snapchat
August 23
14:46 2016

Tipari i ri i Facebook “Lifestage” për adoleshentët është një tjetër kopje nga Snapchat.

Kompania kohët e fundit ka lançuar një tjetër  aplikacion të quajtur “Lifestage” i cili është në dispozicion për shkarkim  përmes  Apple App Store  dhe punon e funksionon njësoj si Snapchat. Ky aplikacion bën të mundur shpërndarjen e videove që ju filmoni në çdo moment të ditës. Ndryshimi i vetëm me Snapchat është se videot nuk ndahen me miqtë. Në vend të kësaj ata do të vizitojnë faqen  e profilit tuaj dhe videot nuk do të zhduken pas 24 orësh. Gjithashtu mesazhet tekst nuk jan të përfshira në këtë aplikacion.  Përdoruesit e “Lifestage”  duhet të jenë nën moshën 21 vjeç.  Më herët këtë muaj të gjithë u prezantuan me “Insta Story” një risi e kompanisë e ngjashme me Snapchat .

Aktualisht Lifestage ka një vlerësim prej 2.5 yje në App Store dhe shumë pak shkarkues. Shumë prej tyre e kanë etiketuar si të pakuptimtë dhe konfuz./Blitz.al/

Komento
Shperndaje