Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook lejon kompanitë të kenë akses në të dhënat tuaja, ja çfarë tregon kërkimi i fundit

Facebook lejon kompanitë të kenë akses në të dhënat tuaja, ja çfarë tregon kërkimi i fundit
December 05
18:36 2018

Emailet dhe dokumentet e tjera të brendshme të Facebook,lëshuar nga një komision parlamentar britanik të mërkurën tregojnë se si gjigandi i medias sociale u dha kompanive të favorizuara si Airbnb, Lyft dhe Netflix qasje të veçantë në të dhënat e përdoruesve.

Dokumentet zbulojnë punën e brendshme të Facebook nga 2012 deri në 2015, gjatë një periudhe rritjeje shpërthyese pasi kompania po pwrpiqej të menaxhonte malet e të dhënave që grumbulloheshin tek përdoruesit.

Komiteti tha se dokumentet tregojnë se Facebook hyn në marrëveshje me kompani të përzgjedhura për t’u lejuar atyre qasje të veçanta në të dhëna edhe pasi kompania bëri ndryshime të politikave që kufizojnë aksesin për të tjerët.

Të tjera emaile tregojnë kompaninë duke debatuar nëse do t’i japin zhvilluesve të aplikacioneve për reklamat më shumë qasje në të dhënat e saj. Në raste të tjera, Facebook diskutoi mbylljen e aksesit për kompanitë që i shihte si konkurrentë.

Në një deklaratë, Facebook tha se dokumentet ishin pjesë e një padie “të pabazuar” dhe “vetëm një pjesë e historisë” apo “janë paraqitur në një mënyrë që është shumë mashtruese pa një kontekst shtesë”.

“Ashtu si çdo biznes, kishim shumë biseda të brendshme rreth mënyrave të ndryshme për të ndërtuar një model të qëndrueshëm biznesi për platformën tonë”, tha Facebook. “Por faktet janë të qarta: kurrë nuk kemi shitur të dhënat e njerëzve”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje