Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook lançon tiparin e ri “Bisedat Sekrete”

Facebook lançon tiparin e ri “Bisedat Sekrete”
October 06
12:51 2016

Facebook ka lançuar tiparin më të ri “Bisedat Sekrete” në aplikacionin e tij Messenger. Kjo ju siguron se vetëm dy personat e përfshirë në bisedë mund ta shohin tekstin.  Në fakt madje as qeveria e as Facebook nuk kanë qasje në bisedat e fshehta në këtë rrjet social. Rreth 1 miliard përdorues kanë qasje tashmë në këtë tipar të ri i cili përdor mesazhet e enkriptuara . Mesazhet do të shihen në pajisjen që fillimisht e hap bisedën.  Kjo nënkupton se nëse  jeni duke biseduar fshehtasi apo në aparat të veçantë, nuk do mund ti shihni mesazhet që janë dërguar më parë në këtë adresë.

Facebook jep mundësinë  të lini mesazhe të cilat fshihen pas 5 sekondash ose pas një dite.

Për ta patur në aparatin tuaj mjafton të instaloni versionin e fundit ose të përditësoni aplikacionin. Kini kujdes pasi bisedat mbeten secrete vetëm në rastet kur të dy përdoruesit e kanë përditësuar Messenger-in./Blitz.al/

 

Shperndaje