Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook lançon aplikacionin e ri të eventeve për sistemin operativ IOS

Facebook lançon aplikacionin e ri të eventeve për sistemin operativ IOS
October 10
11:07 2016

 Kompania ka lançuar një aplikacion të ri për të gjitha aparatet Iphone dhe Ipad, “Facebook  Events”, i cili ju lejon të jeni në dijeni për të gjitha eventet e ardhshme.

Ky aplikacion ju informon për të gjitha ndodhitë e ardhshme rreth e rrotull jush mbi të cilat mund të jeni të interesuar, si festivale, panaire e koncerte të ndryshme.

“Sot ju njoftojmë se do të vihet në dispozicionin tuaj aplikacioni më i ri që ju njofton mbi eventet e reja për të gjithë të apasionuarit dhe të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë diçka të veçantë me miqtë e tyre. Nëse po kërkoni të bëni diçka ndryshe në fundjavë, hyni në këtë aplikacion dhe shihni eventet që do të organizohen në datat që ju dëshironi”,- ka thënë në një deklaratë kompania./Blitz.al/

facebook-events

Komento
Shperndaje