Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook-u kërkon të sjellë internet falas

Facebook-u kërkon të sjellë internet falas
October 14
15:38 2016

Në tre vitet e kaluara, krijuesi dhe drejtuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka marrë përsipër një sërë projektesh “altruiste” në të mirë të përdoruesve online dhe ajo më e fundit është shpërndarja falas e internetit në të gjithë botën. “The Washington Post” shkruan se Zuckerberg bashkë me bashkëpunëtorët e tij po hyjnë në bisedime me qeverinë amerikane për ta filluar këtë projekt fillimisht në të gjitha shtetet e SHBA-ve e më pas në të gjithë globin.

Sipas “The Washington Post”, aplikacioni “Free Basics”, që mundëson lidhjen e njerëzve në të gjithë botën, do të jetë pikë kyçe në shpërndarje.

Planet e Zuckerberg-ut sigurisht që kanë filluar të hasin vështirësi, pasi në Indi çdo mundësi për të shpërndarë internet falas janë hedhur poshtë dhe janë anuluar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje