Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook dhe Youtube vendosin: Ja cilat video do të bllokohen automatikisht nga rrjeti

Facebook dhe Youtube vendosin: Ja cilat video do të bllokohen automatikisht nga rrjeti
June 27
11:59 2016

Gjigantët e internetit janë duke vepruar në heshtje për të ndaluar shpërndarjet e videove ekstremiste në rrjetet sociale. Ata do të përdorin shenjat dixhitale të gishtave për të identifikuar dhe hequr videot me përmbajtje terroriste dhe materiale të tjera të ngjashme, referuar raportimit të “Reuters”.

“Facebook” dhe “Youtube” renditen në grupimin që do të përdorin metodën automatike për fshirjen e përmbajtjeve ekstremiste nga faqet e tyre, ndërkohë që mendohet se kjo metodë do të mundësojë edhe parandalimin e publikimit të videove apo materialeve të tjera me përmbajtje të ngjashme.

Të pyetur lidhur me këtë nismë, përfaqësuesit e gjigantëve të internetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Procesi i automatizuar është një hap i madh i bërë drejt çrrënjosjes të propagandës së dhunshme. Në muajin dhjetor, Presidenti Barack Obama u kërkoi gjigantëve të mediave sociale që të ndihmonin në parandalimin e sulmeve terroriste duke monitoruar përmbajtjet e urryera.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje