Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook dhe Google, gati për të ndërtuar kabllo interneti të gjatë 13,000 km

Facebook dhe Google, gati për të ndërtuar kabllo interneti të gjatë 13,000 km
October 13
19:53 2016

Facebook dhe Google po bëhen gati të bashkojnë forcat për të përmirësuar trafikun e internetit.

Kjo linjë, Pacific Light Cable Network, do të lidhë dy kontinente, Azinë dhe Amerikën Veriore, nga Los Angeles-i deri në Hong Kong, plot 12874.75  km me një shpejtësi prej 120 TB (terabits) për sekondë.

Aktualisht, “Faster”, rrjeti që operon nga Oregon-i në Japoni, është 2 herë më pak i fuqishëm se PLCn, që pritet të nisë ndërtimin këtë vit e të hyjë online në 2018-n.

Kabllot dhe telat do të jenë nën Oqeanin Paqësor dhe do të përmirësojnë cilësinë e internetit në të gjithë botën. Gjithashtu, ky sistem i ri do t’i japë Google-it dhe Facebook-ut mundësinë të kenë kontroll më të plotë e më të gjerë në veprimtarinë e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje