Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook bllokon aplikacionin e “Admiral”, që tregon se sa shofer i mirë je përmes postimeve në këtë rrjet

Facebook bllokon aplikacionin e “Admiral”, që tregon se sa shofer i mirë je përmes postimeve në këtë rrjet
November 02
15:30 2016

Firma e sigurimit të makinave “Admiral” ka zbuluar një skemë të re, e cila analizon, nëpërmjet një aplikacioni, postimet e një përdoruesi të Facebook-ut për të zbuluar në fund nëse je apo jo një shofer i mirë.  Përfaqësuesit e saj janë shprehur se do të analizonin llogaritë e personave që janë për herë të parë përdorues dhe zotërues të një makine për të ndërtuar në fund një profil nëse janë shoferë të mirë apo jo.

Sipas “The Guardian”, algoritmi i përdorur do të kërkojë për fjali të shkurtra konkrete dhe deklaratat që sqarojnë aftësitë e tyre që lidhen me lëvizjen me automjet. Megjithatë, iniciativa e “Admiral” është kundërshtuar nga Facebook-u, duke qenë se është në kundërshtim me politikën e platformës së kompanisë. Një zëdhënës i Facebook-ut tha të mërkurën se siguria e përdoruesve të Facebook-ut është mbi të gjitha dhe nuk mund të përdoret për të dalë në përfundime të tilla.  “Llogaritë e Facebook-ut do të përdoren vetëm për qëllime identifikimi dhe verifikimi”.

“Admiral” e ka përshkruar aplikacionin si një mënyrë për të përdorur të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut për të kuptuar më mirë shoferët e rinj e nga ana tjetër kompania e ka konsideruar si diçka paragjykuese.

Sistemi ishte menduar të lidhej me profilet e Facebook-ut dhe t’u jepte përdoruesve një lloj personaliteti, duke përcaktuar përparësitë dhe dobësitë në bazë të këtij informacioni. Opsionet e personalitetit si  shofer janë: “të guximshëm”, “të kujdesshëm dhe të besueshëm”, “të balancuar dhe të shkujdesur.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje