Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emojit e reja do të surprizojnë sportistet femra në Lojërat Olimpike në një mënyrë origjinale!

August 02
10:40 2016

Kompania Apple ka vendosur të surprizojë me një gjest të bukur, në prag të nisjes së Lojërave Olimpike. Ata kanë vendosur të publikojnë disa ‘emoji’ të reja ku shfaqen femra të cilat bëjnë sporte njësoj si ‘emoji’-it që ne të gjithë njohim e në të cilat kemi parë gjithnjë meshkuj (një djalë qe noton, një djalë që bën çiklizëm, një djalë që bën sërf, etj).

Por duke qenë se në këto Lojëra Olimpike 45% e atletëve do të jenë femra, atëherë ka ardhur koha që të ketë një koleksion me femra sportiste edhe tek ‘emoji’-it. Sigurisht që ‘emoji’-it e reja të sportisteve femra do të jenë të të gjitha racave, siç është bërë tanimë zakon për kompaninë që i krijon.

Por edhe pse kjo fushatë po mbështet kryesisht femrat në sport, ajo nuk do të kufizohet vetëm këtu pasi edhe në disa ‘emoji’ me profesione meshkujsh, në versionin e ri do të kemi mundësi të shikojmë fytyra femrash. Një risi tjetër do të jetë familja me një prind. Do të ketë emoji me nënën me dy fëmijë dhe me babain me dy fëmijë. Gjithashtu edhe flamuri shumëngjyrësh në mbështetje të komunitetit ‘LGBT’ do të jetë prezent këtë herë. /Blitz.al/

Shperndaje