Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme! Shkencëtaret kanë shpikur sistemin që lexon mendimet e njerëzve

E pabesueshme! Shkencëtaret kanë shpikur sistemin që lexon mendimet e njerëzve
July 06
11:05 2016

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Oregonit ka sjellë në jetë një sistem i cili mund të lexojë mendimet e njerëzve duke skanuar trurin e tyre dhe më pas duke e projektuar atë në një ekran. Në momentin që truri i një personi është i lidhur me skanerin, mjafton të mendojë dhe në ekran do të deshifrohen fjalët apo frazat që po qarkullojnë në tru pikërisht në atë moment.

Sipas tyre, ky është sistemi i parë i krijuar që mund të deshifrojë menjëherë mendimet dhe t’i kthejë ato në fjalë të shkruara. Për këtë studim u ofruan 23 vullnetarë, të cilëve iu paraqitën rreth 1000 foto të fytyrave të ndryshme. Gjatë kohës që ata vërenin portretet, të lidhur edhe me pajisjen e skanerit, kompjuteri mundi të deshifrojë shumicën prej mendimeve që ata kishin në kokë.

Studiuesit thanë se ata janë munduar që të krijojnë një sistem duke përdorur llogaritë matematikore, se si mund të lidhen me dy pjesë të trurit (ANG dhe OTC) që janë të lidhura direkt me mendimet tona. Këto dy pjesë janë përgjegjëse për gjuhën, memorien si dhe me procesimin e stimujve vizualë (pra lidhja e figurës me mendimin).

Shkencëtarët ende po punojnë për përsosjen e këtij sistemi për të rregulluar disa detaje që nuk shkonin siç duhet gjatë provës. Nëse testi përfundimtar kalon me sukses, produkti do të jetë i gatshëm për t’u përdorur në fusha të ndryshme.

Shperndaje