Dukeni si kloun! Ja tetë truket e grimit që dëmtojnë pamjen tuaj

Çdo kush ka pikëpamje të ndryshme për të bukurën, por vajzat duhet të kenë kujdes me grimin e tyre. Ndonjëherë njëra mund të jetë shumë e bukur, por grimi që ajo ka zgjedhur e bën të duket shumë keq. Duhet pasur parasysh se jo çdo lloj grimi mund t’i shkojë çdo vajze.
Më poshtë do të shihni disa prej trukeve që dëmtojnë pamjen tuaj:
Buzëkuqi i errët bën që pamja juaj të jetë agresive dhe i ngjan një maske.
Modelet e çuditshme të flokëve, si dhe përdorimi i tepërt i llakut nuk ju bëjnë të dukeni bukur, por thjesht ju bëjnë të ngjani me kukullat që keni pasur dikur.
Ngjyrat e ndritshme te sytë krijojnë një vështrim aspak tërheqës.
Përdorimi i tepërt i parfumit mund të ‘’mbysë’’ ata që ju rrethojnë.
Vetullat e pikturuara në kombinim me flokët biond mund të krijojnë një efekt të çuditshëm.
Rouge i shndritshëm duket sikur jeni përgatitur për një shfaqje teatrale.
Përdorimi i tepërt i fondatinës ju bën të dukeni sikur keni vënë një maskë.
/Blitz.al/