Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikush po “vjedh” WiFi-në tuaj? Ja si ta zbuloni dhe si ta ndaloni këtë

Dikush po “vjedh” WiFi-në tuaj? Ja si ta zbuloni dhe si ta ndaloni këtë
May 14
10:01 2016

Nëqoftëse linja juaj e internetit duket se është shumë e ngarkuar dhe kjo vazhdon për ditë me radhë, ka ardhur momenti të mendoni se kjo nuk është rastësi. Dikush mund të jetë duke përdorur linjën tuaj të internetit në mënyrë ilegale. Por si mund ta kuptoni këtë dhe si ta zgjidhni më pas?

Fillimisht duhet të kuptoni se çdo pajisje që lidhet me ruterin tuaj nga ku shpërndahet interneti, kanë një kod unik të quajtur “MAC address”. Pra nëse ju keni të lidhur me ruterin një kompjuter, aparate celulare, lap top, apo taletë; të gjitha këto kanë një kod personal me të cilin ruteri i njeh. Pikërisht këto adresa do ju ndihmojnë të kuptoni nëse pajisje të tjera, të panjohura prej jush, përdorin të njëjtin ruter me pajisjet tuaja.

Nëse ju do të thërrsini një teknik IP, ai/ajo do ta ketë shumë të lehtë të kontollojë ruterin tuaj, por duke qenë se kjo është pak e vështire për të gjithë ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme kompjuterike, ekzistojnë disa zgjidhje shumë të lehta. Mjafton të shkarkoni një program në aparatin tuaj celular dhe do mund të shfaqet një tabelë që tregon të gjithë pajisjet e lidhura me ruterin tuaj. Nëse vini re një pajisje që nuk është e juaja, ju mund ta hiqni atë duke e bërë “delete” (fshirë). Sigurisht për të bërë këtë ju duhet të keni kodin e administratorit të ruterit (të cilin ju e gjeni te shtypur tek kjo pajisje)

Ja cilat janë tre aplikacione të mira dhe pa pagesë:

  • Wi-Fi Inspector
  • Finding Network Tools
  • IP Tools: Netëork utilities

Gjithashtu nuk duhet të harroni faktin se ruteri juaj ka një password të veçantë, të cilin ju e përdorni si kod për ‘wireless’ dhe se ky kod duhet të jetë i një vështirësie të lartë që njerëzit pranë jush të mos kenë mundësi ta marrin ilegalisht. Kodi juaj duhet të jetë një kombinim midis shkronjave, numrave dhe shenjave të pikësimit.

Etiketimet
Shperndaje