Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë tregon varësia ndaj Smartphone-ve për personalitetin tuaj?

Çfarë tregon varësia ndaj Smartphone-ve për personalitetin tuaj?
August 09
12:01 2016

Sipas një studimi të kohëve të fundit njerëzit e kontrollojnë telefonin 1 herë në 6 minuta dhe deri në 300 herë në ditë. 80-90 % e njerëzve kanë varësi ndaj Smartphone-ve, veçanërisht të rinjtë. Varësia ndaj tyre është e rrezikshme dhe madje ka qenë edhe shkaktare për vdekjen e njerëzve nga aksidenteve të ndryshme. Gjithashtu, njerëzit rrezikojnë jetën duke bërë “selfie”.

Adoleshentët shpenzojnë mesatarisht 8 orë çdo ditë me Smartphone-t e tyre. Ata ndihen të varur dhe sipas një sondazhi 79 % kontrollojnë telefonat e tyre edhe kur nuk kanë asnjë njoftim. Megjithatë, ka akoma disa njerëz që e përdorin shumë pak Smartphone-n e tyre. Personat e varur shfaqin shenja si euforie, tolerance, konflikti dhe rikthimi. Njerëz me personalitete të caktuara mund të bëhen të varur nga Smartphone-t.

Njerëzit impulsivë dhe të papërqendruar në detyrat e tyre zakonisht janë më të varur nga Smartphone-t. Janë zbuluar disa tipare të personalitetit që tregojnë varësinë. Një tipar ishte paqëndrueshmëria emocionale. Këta njerëz gjejnë ngushëllim te Smartphone-t dhe nëpërmjet tyre kërkojnë të rikthejnë humorin e të zbaviten.

Smartphone-t luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe ndikojnë në jetën e njerëzve, pasi ata lënë çdo detyrim tjetër pas dore. Gjithsesi, obsesioni me Smartphone-t është një shembull i mirë i “paradoksit të teknologjisë”. /Blitz.al/

Shperndaje