Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh realisht me profilet tona në rrjetet sociale pas vdekjes? Kjo është e vërteta!

Çfarë ndodh realisht me profilet tona në rrjetet sociale pas vdekjes? Kjo është e vërteta!
November 27
12:52 2016

Para disa kohësh, krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u shpall i vdekur nga vetë kompania që ai drejton. Ky defekt teknik u bë mjaft i njohur aq sa të gjitha mediat e shpërndanë menjëherë lajmin. Jo vetëm Mark, por edhe shumë persona të tjerë u shpallën të vdekur nga lista e software-it të Facebook. Të gjitha këto të dhëna të regjistruara gabim bënë që të rindizen debate se çfarë realisht ndodh që ne deklarohemi si persona të vdekur dhe çfarë ndodh me të vërtetë me profilet e personave që humbin jetën. Bashkë me to humbin dhe profilet e tyre apo thjesht fshihen nga rrjetet sociale?

Pikë së pari, ajo çka deklaroni në rrjete sociale për sa i përket statusit tuaj është shumë e rëndësishme sepse menjëherë regjistrohet në listat e përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale dhe është vështirë të kuptohet nëse ju keni bërë thjesht shaka. Nëse ju bëni një status sikur keni vdekur, mundësia është që rrjeti social t’ju regjistrojë si të tillë.

Ndërsa për sa u përket personave që realisht ndahen nga jeta nuk ekziston një ligj i mirëfilltë nëse duhet që dikush tjetër të ketë akses në këto profile ose jo. Sipas kodit të sigurisë të çdo profili, askush përveç personit që hap një profil në rrjete sociale nuk e ka të lejueshëm aksesin edhe pas vdekjes, por me ndryshimet e reja duket se Facebook po bën një revolucion.

Shumë shpejt ne do mundemi që ta lidhim profilin tonë të Facebook-ut me një person të afërt ose që besojmë shumë. Ky person ka të drejtë që në rast se një tragjedi na ndodh dhe ndërrojmë jetë të ketë akses në profilin tonë por nuk do të ketë mundësi të fshijë apo të ndryshojë asgjë ne kemi bërë më parë në profilin tonë. Duke qenë se edhe Instagram-i është në pronësi të Facebook-ut, e njëjta politikë do të ndiqet edhe aty.

Për sa i përket Twitter-it, do të lejojë që familjarë të cilët do të verifikojnë identitetin e tyre mund të marrin profilin e një personi të familjes që është larguar nga jeta. Ndërkohë që LinkedIn do të lejojë që familjarët nëse duan të fshijnë profilin e dikujt që është ndarë nga jeta.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje