Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë është “Boomerang”?

Çfarë është “Boomerang”?
May 14
13:29 2016

Jo nuk e kemi fjalën për atë objektin e prodhuar në Australi, i cili përdoret për të luajtur në plazhe; as për opsionin e email-t të “Gmail” dhe as për rrjetin e filmave vizatimorë me emrin Boomerang. Është opsioni më i ri argëtues i Instagram-it, që siç thonë vetë drejtuesit e këtij rrjeti social, “Nuk është foto, është boomerang”.

Ky opsion funksionon duke “ngjitur” dy foto me një shpejtësi të madhe që ngjan më pas si një mini-video, e cila përsëritet para dhe prapa, para dhe prapa.

Interesantja është që sapo keni shkarkuar këtë mini-video në Instagram-in tuaj, poshtë do të shikoni të shkruhet: “made with Boomerang” kështu që nuk do të bezdiseni nga pyetjet e vazhdueshme të miqve tuaj: “Si e ke bërë këtë?”

Në fillim ky opsion u bë i famshëm nga përdorimi i disa prej yjeve më të njohur në Instagram, ku duhen theksuar sigurisht motrat Jenner-Kardashian.

Komento
Shperndaje