Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet të dini për Samsung Galaxy S8

Çfarë duhet të dini për Samsung Galaxy S8
December 27
14:26 2016

Pas dështimit të aparatit të fundit, Samsung është edhe më shumë nën presion mbi lançimin e një produkti i cili do të jetë më i mirë se kurrë më parë. Sipas thashethemeve, kompania po përpiqet të lërë sa më shumë përshtypje për të sfiduar konkurrentët.

Sipas “Ice Universe”, Samsung Galaxy S8 do të jetë aparati i parë i cili do të ketë një memorie 8 GB RAM, si dhe memorie flash e kamerës UFS 2.1 e cila mendohet të jetë më e shpejtë se shpejtësia e shkrim-leximit të aparateve aktuale. Gjithashtu përflitet se hapësira totale mund të jetë 256 GB.

Telefoni do të bëjë disa ndryshime në formatin S8. Aparati do të jetë në dispozicion në dy variante, të cilët do të ndryshojnë në madhësinë e ekranit.

Madhësi ekrani: 5 inç dhe 6 inç.

8 GB RAM

Fast UFS 2.1 Storage

Një version 256 GB – memorie të brendshme.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje