Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blackberry dështon, humbet mbështetjen e Facebook-ut dhe Whatsapp-it

Blackberry dështon, humbet mbështetjen e Facebook-ut dhe Whatsapp-it
March 22
11:46 2016

Kushdo që ka një aparat celular të markës Blackberry padyshim që i intereson ta lexojë këtë lajm.  Ndryshe nga markat e tjera, mesa duket Blackberry po lihet pas dore. Pas humbjes së qasjes me aplikacionin Whatsapp, rezulton se do të humbasë gjithashtu edhe  Facebook-un. Rrjeti i medias sociale ka vendosur të ndërpresë mbështetjen për aplikacionin Facebook në aparatet Blackberry 10 dhe BBOS. Në lidhje me Whatsapp, aplikacioni së shpejti do të ndërpresë mbështetjen edhe për pajisje të tjera me sisteme operative të tilla si  Nokia S40, Nokia Symbian S60, Android 2.1 dhe 2.2, dhe Windows Phone 7.1.

“”Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer në vendimin e tyre pasi e dimë se shumë përdorues i duan të dy aplikacionet. Ne do të luftojmë sërish për të pasur të dy aplikacionet.  Në këtë kohë, vendimi I tyre qëndron, por tregojuni atyre se si kjo u prek nën hashtagun # ILoveBB10Apps”, – kanë shkruar aksionarët e Blackberry-t në një postim në lidhje me humbjen e mbështetjes së Facebook-ut.

Vendimi i Facebook-ut nuk do të thotë që përdoruesit BBOS nuk do të jenë në gjendje për të hyrë fare në Facebook , por ata do të humbasin mbështetjen për kontakt sinkronizimi me rrjetin social.

Blackberry do ta zëvendësojë Facebook-un me një aplikacion të vetin më 31 mars dhe do të udhëzojë përdoruesit në përdorimin bazë të këtij versioni të ri. Aktualisht përgjigjja e kompanisë kanadeze dhe e vetmja zgjidhje është BlackBerry Messenger. Ajo është kthyer përsëri në inkurajimin e përdoruesve  pas humbjes së aplikacionit WhatsApp.

“Pavarësisht nga kjo, ne kemi punuar shumë për t’u siguruar përdoruesve tanë përvojën më të mirë në dritën e këtij vendimi dhe po vazhdojnë për të kërkuar për zgjidhje alternative”, – është shprehur kompania BlackBerry.

Shperndaje