Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bëni gati paratë! Ja sa do të kushtojë Iphone 8

Bëni gati paratë! Ja sa do të kushtojë Iphone 8
February 09
14:23 2017

Të apasionuarit pas aparateve celularë dhe teknologjisë së fundit janë në pritje të lançimit të produktit më të ri të Apple, Iphone 8. Në përvjetorin e saj të 10-të kompania ka vendosur të prezantojë aparatin i cili do të jetë edhe më i shtrenjti që Apple ka nxjerrë ndonjëherë.

Burime të afërta me kompaninë kanë pohuar se çmimi do ta kalojë vlerën e 1mijë dollarëve pra do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi Iphone 7. Megjithatë ky produkt thuhet se do të sjellë risitë më të fundit të teknologjisë duke përfshirë dual kameran, sensorët e ndjeshmërisë së ekranit, ekranin 5.8 inç, heqjen e butonit Home, të kufjeve dhe zëvendësimin e tyre përmes lidhjes me Bluetooth e shumë të tjera. Data e lançimit do të jetë muaji shtator 2017. /Blitz.al/

Share