Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati! “Yahoo” nuk do të ekzistojë më…

Bëhuni gati! “Yahoo” nuk do të ekzistojë më…
January 11
18:00 2017

Marissa Mayer, tashmë ish-administratorja e deleguar e “Yahoo”, ka braktisur rolin e saj në krye të kompanisë së bashku me disa menaxherë të nivelit të lartë.

Vendimi erdhi pasi aktiviteti iu shit “Verizon Comunnications”, i cili do t’i japë fund edhe termit “Yahoo”, që do të zëvendësohet nga “Altaba”.

Operacioni i riorganizimit do të çojë edhe në një shkurtim të ndjeshëm të këshillit të administrimit, i cili do të bëhet me 5 anëtarë. Pra, nga “Yahoo” që të gjithë njohin do të mbetet shumë pak.

I gjithë operacioni i blerjes nga “Verizon” ka kushtuar rreth 5 miliardë dollarë.

Gjithsesi, sipas specialistëve, pavarësisht shitjes dhe ndryshimit të emrit do të ketë ende shërbime web-i që do të mbajnë firmën e “Yahoo”. /Blitz.al/

Shperndaje